Këto shenja të Horoskopit janë bërë për të qenë së bashku. Krijojnë një lidhje shumë të fortë dhe nuk ka asgjë që mund të ndikojë mes tyre.
Dashi dhe Luani
Dashi dhe Luani janë njerëz intensivë dhe kur fillojnë të lidhen me njëri-tjetrin, janë të etur për të eksploruar ndjenjat e tyre. Për shkak të nevojës për vëmendje dhe respekt në çdo kohë, këto shenja ndonjëherë mund të mos bien dakord, por me kalimin e kohës bëhen më të lidhur dhe nuk e imagjinojnë jetën pa njëri-tjetrin.
Dashi dhe Luani do të qëndrojnë së bashku deri në fund, pavarësisht pengesave. Ata ndërtojnë një familje me dashuri të vërtetë, ku nuk mungon hapësira për të ofruar mbështetje dhe ndjeshmëri në çdo kohë.
Demi dhe Virgjëresha
Marrëdhënia midis këtyre shenjave ndërtohet ditë pas dite dhe forcohet vazhdimisht, derisa të bëhet e pashkatërrueshme. Demi dhe Virgjëresha zakonisht komunikojnë lehtësisht me njëri-tjetrin, gjë që e bën më të lehtë fillimin e një ndërveprimi.
Ata shpesh krijojnë familje të shëndetshme, të cilat përdorin dialogun si armën e tyre kryesore dhe ku dashuria dhe kujdesi i ndërsjellë janë gjithmonë të pranishme.
Gaforrja dhe Akrepi
Këto dy shenja janë bërë për të qenë së bashku dhe kur arrijnë ta kuptojnë, jeta e tyre është transformuar plotësisht. Njëri nuk mund të jetojë pa tjetrin dhe vendosin unitetin në vend të parë. Ata kanë personalitete emocionale, intuitive dhe e plotësojnë njëri-tjetrin në shumë mënyra.
Kanë shumë momente dramatike, inati dhe skena xhelozie por arrijnë t’i zgjidhin problemet në mënyrën e duhur. Këto momente i bëjnë më të fortë. Bashkimi i tyre prodhon rezultate pozitive, si në familje ashtu dhe midis tyre. Pasi mësojnë fuqinë e lidhjes së tyre, nuk ka asgjë që mund t’i mbajë larg. /abcnews.al