“Askush nuk ka besuar tek unë”, Seferi pas dopietës ndaj Çekisë: Përgjigjja ime u dha në fushë

schedule23:30 - 12 Tetor, 2023

schedule 23:30 - 12 Tetor, 2023

Pa pikën më të vogël të diskutimit, një nga protagonistët absolur të fitores së mbrëmjes së kësaj të enjteje, në mitikun “Air Albania” ndaj Çekisë ishte dhe anësori i sulmit, Taulent Seferi, me dopietën e tij, në minutat 51’ e 73’.

Pas kësaj fitoreje, Seferi bëri dhe një koment të shkurtër për mediat, ku fillimisht u shpreh shumë i lumtur për fitoren e më pas tregoi se është i vetëdijshëm se shumë pak persona kanë besuar te “shkëlqimi” i tij me fanellën e Kombëtares.

“Jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte fantastike përpara të gjithë shqiptarëve. Padyshim jam i lumtur dhe për dygolshin tim sepse goli i fundit ka qenë para shumë kohësh. Shumica nuk kanë besuar te unë, por falënderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmën e Zotit ja shpërbleva familjen time dhe të gjithë shqiptarëve.

E thashë që askush nuk ka besuar. Unë jam njeri i thjeshtë që i kam parë të gjithë deklaratat, por përgjigja ime u dha në fushë. Falënderoj trajnerin, familjen time dhe të gjithë shqiptarëve.

Unë kam pasur një periudhë shumë të keqe. Tre vite kam qenë i lënduar me operacione dhe kjo më ka dëmtuar shumë në Zvicër. Gabimi im ishte që shkova në huazim te një skuadër që luante për mbijetesë. Por le të më shohin në Gjermani tani.

Tifozët për Kombëtaren bëhen një, si të Tiranës ashtu dhe të Partizanit. Shpresoj që dhe në ndeshjet e radhës t’i bëjmë të lumtur”,- u shpreh autori i dopietës së mbrëmjes së sotme, në “Air Albania”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!