“Askush nuk është mbi klubin”, Simeone: Kur vjen tek Atletico duhen marrë disa gjëra parasysh

schedule16:56 - 26 Korrik, 2023

schedule 16:56 - 26 Korrik, 2023

Prej kohësh tashmë marrëdhëniet mes “fantazistit” portugez, Joao Felix e teknikut të Atletico Madrid, Diego Simeone nuk janë më të mirat të mundshme dhe tashmë 23-vjeçari është në kërkim të një “aventure” të re, ku si destnacion të preferuar ka “katalanasit” e Barça-s.

Përveç Felix, në “lëvizje” gjatë kësaj vere pritet të jetë dhe “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata dhe ditën e sotme nga një koment të shkurtër për të dy lojtarët e ka bërë dhe tekniku Simeone, i cili për “luzitanin” thotë që askush nuk është mbi klubin, ndërsa spanjollin e konsideroh një lojtar të rëndësishëm për klubin.

“Askush nuk është mbi klubin. Ne duhet të japim gjithmonë më të mirën tonë. Kur vjen tek Atletico, këtu janë disa vlera që duhen marrë parasysh. Si respekti, përulësia dhe përkushtimi”,

Sa i përket, Moratas, nuk do të flas publikisht në lidhje me çfarë kemi biseduar së bashku. Jam i lumtur me Alvaron, ai është një futbollist i rëndësishëm për ne”,- tha për mediat, tekniku më i paguar në botë. /i.m /abcnews.al