“Askush nuk është i paprekshëm”, Marotta bëhet gati për merkaton e verës: Nuk do të bëjmë “revolucion”

schedule18:16 - 25 Prill, 2024

schedule 18:16 - 25 Prill, 2024

Nuk mund të kishte festë më të madhe, sidomos kur përballë janë rivalët e tu të përjetshëm. “Zikaltërit” e Inter kanë mbyllur gjithçka mbrëmjen e së hëne, të paktën sa i përket trofeut të fundit të mundshëm, që mund të fitonte, atij të Serie A, duke siguruar yllin e dytë në fanellën e tyre, në derbin e madh të Madoninës, përballë “Djajve” të Milan.

Pas sigurimi të titullit të 20-të në histori teksa “Zikaltërit” me krye drejtorin Beppe Marotta, do të tentojnë që ta zgjasin edhe më shumë ciklin e sukseseve, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, për mediat italiane, strategu i merkatos së Inter theksoi se ka nisur të mendojë për verën ndërsa shtoi se te Inter asnjë prej lojtarëve aktualë nuk e mban statusin e të paprekshmit.

“Duartrokitjet kryesore për këtë triumf duhet të jenë së pari për lojtarët, ata e meritojnë. Më kanë shkruar shumë njerëz për të më uruar, në telefonin tim janë 1.200 mesazhe. Më vjen mirë për të gjithë këtë dashamirësi që kanë treguar njerëzit me mua.

A mund të përforcohemi pa shitur emrat e mëdhenj? Nuk di ta them këtë, di që te Inter askush nuk është i paprekshëm. Dëshira për të qëndruar apo për t’u larguar është e lojtarëve më shumë se sa e klubit, deri më tani askush nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Mendoj se pjesa më e madhe e kësaj organike do të konfirmohet. Do të mundohemi të shfrytëzojmë mundësitë e merkatos, që tani kemi mbyllur dy marrëveshje me Zielinski dhe Taremi. Por, nuk do të ketë revolucion sepse organika është e fortë.

Kemi punuar shumë dhe klubi dhe strukturat e tij kanë mentalitetin fitues të cilin e kemi ndërtuar këto vite duke marrë trofe. Sigurisht, ka ende vend për përmirësim. Të gjithë kërkojnë të vijnë te Inter, është ambient shumë i mirë dhe ka një trajner të zotin. Blerja që më ka surprizuar më shumë? Them Thuram, e ndiqnim prej kohësh”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!