Askush nuk e vë re, kjo fjalë mund të tregojë se lidhjes tuaj i ka ardhur fundi

schedule16:46 - 31 Maj, 2022

schedule 16:46 - 31 Maj, 2022

Ndarja është e dhimbshme dhe kërkon një kohë të gjatë për t’u shëruar. Megjithatë, shkencëtarët thonë se një fjalë mund t’ju paralajmërojë për këtë. A mund të parashikohet një ndarje? Tani ka një studim, rezultatet e të cilit sugjerojnë se ju mund të kuptoni fundin e një lidhjeje edhe tre muaj përpara.

Arsyet e ndarjes dhe marrëdhëniet janë individuale. Por shpesh të gjithë ne i përjetojmë fazat e distancimit në mënyrë të ngjashme. Shkencëtarët nga Universiteti Princeton mund ta kuptojnë këtë nga sjellja jonë në rrjetet sociale. Rezultatet u publikuan në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Ata zbuluan se një fjalë në veçanti tregon se po shkoni drejt ndarjes. Bëhet fjalë për “UNË”. Tre muaj para se të merrte fund gjithçka, njerëzit fillonin që të flisnin më shumë për veten në formë vetjake. Shumica e njerëzve ndoshta as që nuk e kanë vërë re këtë detaj të vogël, në dukje të parëndësishëm.

Por, në fakt, jep një pasqyrë të thellë. Kur fillojmë të flasim për veten si individë në vend të çiftit, dhe kur imagjinojmë të ardhmen, duket se partneri ynë nënndërgjegjeshëm nuk zë më një pjesë fikse të së ardhmes së përbashkët. Duket se jemi të ndarë gjuhësisht shumë përpara se ta bëjmë fizikisht.

/abcnews.al