Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Askush nuk e priste, por “Haaland” i Salzburgut është një shqiptar

schedule13:56 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 13:56 - 2 Dhjetor, 2020

Luftoi për javë të tëra në stërvitje dhe në fund e fitoi shansin e tij. Tani kundërshtarët dridhen para tij. Mërgim Berisha është ylli i ri Salzburg dhe mediet europiane e konsiderojnë si Haaland e ri i Salzburg.

 



22-vjeçari me pasaportë gjermane dhe origjinë shqiptare është padyshim pasardhësi i norvegjezit të gjigantët e Austrisë. Berisha shkëlqeu mbrëmë ndaj Lokomotiv Moscow me një dopietë dhe numëron plot 5 gola në po aq ndeshje deri më tani në Champions League, Haaland arriti 8 rrjeta në 6 ndeshje.

Ka kaluar thuajse një vit që nga ikja e Haaland dhe Salzburg ka katër sulmues qendre në dispozicion. Berisha është më i vjetri dhe ka vlerën më të ulët në merkato nga gjithë të tjerët. Kjo sepse ai deri në sezonin e shkuar ishte pjesë e Bundesliga 2 dhe askush nuk priste që Salzburg të përfitonte kaq shumë nga ai.

 

Fillimisht i destinuar si zëvendësues, Berisha i ka dhuruar 4 pikë në Champions austriakëve. Tashmë misioni i radhës është t’i shënoje Atletico Madrid. Triumfi ndaj spanjollëve do i jepte Salzburgut kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!