Përfitimet për doktorët në një vend të bukur të Zelandës së Re, në Tokoroa janë aq të mëdha sa kur e dëgjon fillimisht të duket e pabesueshme.
Bëhet fjalë pëer rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës, e as në fundjavë, me qira të vogël, katër ditë pune, 12 javë pushim në vit. Por me të gjitha këto të mira ka një problem, pasi askush nga doktorët aty nuk zëvendësues.
Në këtë mënyrë ndodh edhe në shumë qytetet të tjerat të Zelandës së Re dhe ky shtet po tenton fuqishëm për të rekrutuar mjekët e rinj në zonat rurale, ku thuhet se 37% e pozicioneve rurale ishin të zbrazëta vitin e kaluar.
Një mjek tani përballet me rreth 6000 pacientë të mundshëm, gjë e cila edhe i lejon që të ketë një pagë rreth dyfish më shumë nga norma mesatare e Zelandës së Re. Por, jo të gjithë mund ta përballojnë këtë ngarkesë të punës kështu që janë duke kërkuar mjekë të tjerë për të ndarë punën e tyre./abcnews.al