Shefja e policisë, Yogananda Pittman ka deklaruar se nuk do të ketë qasje publike në Capitol Hill gjatë ceremonisë së betimit të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 janar.
Pittman mori drejtimin nga Steven Sund pasi ai dha dorëheqjen mes kritikave për trajtimin e ushtrisë ndaj protestuesve që sulmuan Capitol Hill javën e kaluar.
Ajo tha se zbatimi i ligjit në nivelin federal, shtetëror dhe lokal ishte i detyrueshëm.
”Kemi plane gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara për të garantuar sigurinë. Disa oficerë policie janë pezulluar ndërsa hetimet mbi trazirat e 6 janarit vazhdojnë”, tha ajo./abcnews.al