Me stilin e tij karakteristik, Tyson Fury tha se kush është boksieri që shumica e shmangin për t’u mos u përballur me të në ring. Demetrius Andrade, për të cilin ai thotë se është një nga “përbindëshat” më të mëdhenj që ka boksi sot.
“Unë do t’ju them dike që duhet ta përmendim, por ai nuk përmendet kurrë. Ai është “bishë” në çdo divizion, ai është “Boo Boo Andrade”.
Fury siguron se “Boo Boo” ka atë që duhet për të mbretëruar në sportin e boksit, dhe se ai ka gjithçka që i duhet për t’u bërë numri një në botë.
“Ai është kampion bote në dy pesha, dhe ai mund t’i thyejë turnjt çdokujt që futet në ring me të. Jepini atij një shans për t’u futur në ring në divizionin e lartë”, thotë Fury.
Tyson gjithashtu pohoi se ka kërkuar kundërshtarë për të, por askush nuk pranon të ndeshet.
“Ju keni Caleb Plant, David Benavidez apo Charlon. Merrni dikë, jepini atij një shans. Ai është diku te 34 vjeç dhe nuk është ndeshur kurrë kundër dikujt më të rëndë në peshë. Ai është një boksier shumë i mirë. Janë emrat e tjerë që nuk duan të ndeshen me të. Ai është boksieri që të gjithë duan ta shmangin, është njëriu më i shmangur në të gjithë boksin sot, dhe e bëjnë këtë sepse kanë frikë prej tij”, përfundon Tyson Fury./h.ll/abcnews.al