Askujt s’i shkoi ndërmend, rrengu i Ernejt Shytit fill pasi qëlloi ndaj Behar Sofisë

schedule14:43 - 15 Mars, 2021

schedule 14:43 - 15 Mars, 2021

Ernejt Shyti duket se ka përdorur edhe një rreng ndaj policisë fill pas momentit kur ekzekutoi Behar Sofinë më datë 25 shkurt në mes të Tiranës. Pasi qëlloi ndaj tij duke e lënë të shtrirë në trotuar, Shyti është larguar nga vendi i ngjarjes duke çaluar. Krahas dëshmitarëve, ky veprim është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Lexo edhe: Ekzekutoi Behar Sofinë ne qendër të Tiranës, zbulohet mesazhi në telefonin e Ernejt Shytit

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se pas kapjes, prokurorët kanë kërkuar një ekzaminim fizik të Shytit për të parë nëse kishte ndonjë problem nga këmbët apo jo. Pas ekzaminimit, mjeku ka konstatuar se Shyti nuk ka probleme nga këmbët, gjë që ka bërë prokurorinë të dyshojë se ai ka stimuluar këtë veprim me qëllim vështirësimin e punës së autoriteteve për të shkuar tek vrasësi i Behar Sofisë.

Lexo edhe: SKEMA/ 4 të arrestuar, rolet e secilit. Abcnews.al zbardh si u organizua ekzekutimi mafioz i Behar Sofisë

Shyti u arrestua javën e kaluar bashkë me tre persona të tjerë. Krahas Shytit, të arrestuar janë Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet se është personi që ka marrë porosinë për vrasjen e Behar Sofisë dhe më pas  gjeti ekzekutorin përmes Xhuljano Vishës. /abcnews.al