Spanja fitoi 5-0 ndaj Sllovakisë dhe u kualifikua më tej në Euro 2020 si vend i dytë i grupit E. Ekipi i Luis Enrique do të ketë përballë Kroacinë në raundin e 1/8-ve.
Suksesi i thellë i ditës së sotme është festuar edhe nga Ukraina. Kombëtarja lindore e mbylli aventurën në grupin C në vend të tretë me 3 pikë.
?? #Ukraine national team are through to the #EURO2020 knockout phase! ?
?? Congratulations and the best of luck in the Round of 16! ??#UKR #EURO2020 pic.twitter.com/M7b7CPyt8w
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) June 23, 2021
Golavarazhi 4-5 kualifikon djemtë e Andriy Shevchenkos në 16 më të mirat e Euro 2020, pasi kanë lënë pas dy skuadra të tretë me po kaq pikë, por me golavarazh më të keq.
Finlandën e grupit B (1-3) dhe Sllovakinë (2-7). Katër ekipet e treta më të mira kualifikon në raundin e 1/8-ve dhe Ukraina është njëra prej tyre. /abcnews.al