Asia Argento i përgjigjet NYT: Kurrë raporte intime me Bennett

schedule11:48 - 22 Gusht, 2018

schedule 11:48 - 22 Gusht, 2018

Aktorja dhe modelja Azia Arxhento mohon të ketë pasur ndonjëherë raporte intime me Xhimi Benet. Duke thyer heshtjen pas shkrimit të NYT, aktorja përgënjeshtron faktet e publikuara në të, se Arxhento kishte paguar 380 mijë dollarë, Xhimi Benet, i cili e kishte akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimit të një filmi, kur ishte 17 vjeç, 5 vjet më parë.

Azia Arxhento, një nga protagonistet e lëvizjes “ME TOO”, u vu në qendër të mediave botërore pas këtij artikulli të NYT, që u tha se bazohej në të dhëna burimesh të besueshme.

Por aktorja thotë se është totalisht e shokuar dhe e goditur nga këto lajme tërësisht të pavërteta.

“Për disa vite kisha një ndjenjë miqësie me Bennet, që përfundoi kur unë u përfshiva në fushatën kundër ngacmimeve seksuale në Hollivud” – sqaron Azia Arxhento. Aktorja shton më tej se Xhimi Benet, që ndodhej në vështirësi financiare, mund të ketë përfituar edhe nga fakti që ish-partneri i saj zotëronte pasuri të mëdha, për të bërë shantazh përmes akuzave të tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!