Ashley Tisdale zbulon gjininë e bebit në mënyrën të bukur të mundshme

schedule09:41 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:41 - 17 Tetor, 2020

2020 ka qenë një vit i mbarë për aktoren e mirënjohur Ashley Tisdale, pasi është shtatzënë për herë të parë me bashkëshortin Christopher French. Çifti dha lajmin e ëmbël në fund të Shtatorit përmes disa fotove që publikuan në Instagram.

Ndërkohë, së fundmi ylli i “High School Musical” ka zbuluar se është në pritje të një vajze. Dyshja zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta zbuluar lajmin, nëpërmjet një torte që ata prenë.  Krahas fotove që publikoi në Instagram, 35-vjeçarja shkroi se mes kësaj periudhe që po kalojnë në kohë pandemie, kjo është dita më e preferuar për të.

Ky vit ka qenë padyshim i vështirë për shumë prej nesh. Ulje e ngritje dhe një shumëllojshmëri emocionesh. Deri më tani, kjo është dita ime e preferuar! Më vjen të qaj nga lumturia. P.s: Për të gjithë ju njerëz që përpiqeni aq shumë për festat e zbulimit të gjinisë, një tortë më ngjyrë është po aq e rëndësishme sa fishekzjarret, vetëm se më e sigurt!!“, shkroi aktorja. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!