Shtetasi Artur Toma, 34 vjeç, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se kultivonte kanabis në Postribë dhe në Velipojë. Po ashtu procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i njësisë administrative Postribë.
Nga kontrollet intensive në këto zona, u gjetën dhe u asgjësuan 4621 bimmë dhe fidanë kanabisi.
“Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin 34 vjeç;
-shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi 43 vjeç., banues në Velipojë.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.