Asensio pranë “divorcit” me Real Madrid, “ylli” i “galaktikëve” përfundon në listën e Unai Emery

schedule17:15 - 11 Maj, 2023

schedule 17:15 - 11 Maj, 2023

Kjo merkato vere që pritet të nisë në më pak se 2 muaj, me shumë mundësi do të jetë një nga më “të nxehtat” e viteve të fundit, me Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Manchester City e PSG, që kërkojnë të fuqizojnë akoma dhe më shuma skuadrat e tyre.

Mirëpo, përveç afrimeve nga këto klube do të ketë dhe largime lojtarësh e një rast i tillë është dhe ai i anësorit të “galaktikëve”, Marco Asensio, i cili në më pak se 1 muaj do të jetë një lojtar që mund të transferohet me parametra zero.

Sipas mediave britanike, nga ky skadim kontrate pritet të përfitojë Aston Villa e Unai Emery, me teknikun spanjoll që e pëlqen shumë stilin e lojës së Asensio. Megjithatë, edhe pse ekonimikisht ky transferim është i mundur, vendimtare për të afruar lojtarin në “Villa Park” është kualifikimi për një nga Kupa e Evropës, me djemtë e Unai Emery që deri në këtë pikë të sezonit janë shumë pranë zonës së Europa League dhe Conference League. /i.m /abcnews.al