Real Madrid tashmë ka zgjedhur zëvendësuesin e Marco Asensio për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane raportohet se “Los Blancos” do të marrin Brahimin Diaz për të zëvendësuar Marco Asension në skuadrën e bardhë.
Lojtari është i huazuar te Milani dhe ky është sezoni i fundit i huazimit të tij. Skuadra italiane mund ta blejë futbollistin për 22 milionë euro, por fjalën e fundit e ka Reali, pavarësisht se kuqezinjtë mund të vendosin të nënshkruajë me Diaz pasi kanë të drejtën e riblerjeje për 30 milionë euro.
23-vjeçari ka sezonin e tij të tretë në Milano, gjithmonë në huazim dhe mund të kthehet në “Santiago Bernabeu” këtë verë për të zëvendësuar Asensio, të cilin klubi bardhezi nuk ka ndërmend t’i ofrojë një rinovim, pasi është raportuar se lojtari ka arritur një marrëveshje me Barcelonën. /f.a/abcnews.al