Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Asanin e pret Koreja/ Futbollisti i kombëtares besohet se do largohet nga Liga e Iranit

schedule11:34 - 12 Mars, 2026

schedule 11:34 - 12 Mars, 2026

Me shumë mundësi aventura këtë vend të shquar ka marrë fund.

Jasir Asani është kthyer në Shqipëri që nga Irani, menjëherë pas nisjes së luftës mes Teheranit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, ndërsa e ardhmja pritet të jetë sërish shumë larg.

Konkretisht në Lindjen e Largme, dhe saktësisht në Korenë e Jugut ku ishte përpara sesa të zhvendosej për në Lindjen e Mesme.



Mediat koreane dhe ato iraniane raportojnë se agjentët e Asanit I kanë kërkuar klubit Esteglal që t’i ndërpresë kontratën përderisa kampionati është ndërprerë, dhe nuk dihet se kur mund të fillojë.

Konflikti duket tepër I ashpër dhe interesat shumë të mëdha që gjithçka të marrë fund shpejt.

Po këto media raportojnë se agjentët e shqiptarit kanë kontaktuar me disa klube koreanojugorë, mes të cilëve me trajnerin e ekipit Suvon Samsung, Li Jong-Hjo, ndonëse ky transferim duket I vështirë.

Suvon ka limit për lojtarët e huaj dhe disa janë që tani pjesë e skuadrës.

Po ashtu, në Korenë e Jugut është mbyllur faza e transferimeve e lejuar nga rregullat e FIFA-s.

Nga ana tjetër, pritet që futbollisti nga Shkupi të kërkojë rrogë të madhe, dhe nuk do të jetë e lehtë që koreanët ta kënaqin.

Deri tani nuk ka largim zyrtar nga Esteglal, edhe pse situata është e tillë që e sheh braktisjen e Iranit si mundësinë më reale.

Klubi nga Teherani e mori për 1 milionë euro, dhe Asani ka shënuar 13 gola e ka shërbyer 14 asistë në 29 ndeshje këtë sezon, duke qenë një nga yjet më të mëdhenj të Ligës Profesioniste të Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!