Asani transferohet në Hungari: Hap përpara, këtu fitoj kombëtaren e Shqipërisë

schedule13:18 - 11 Qershor, 2021

schedule 13:18 - 11 Qershor, 2021

Jasir Asani është transferuar në Hungari. 26-vjeçari nga Shkupi, i cili e mbylli sezonin e fundit me Partizanin me 10 gola dhe 8 asiste, është prezantuar si lojtari më i ri i Kisvarda. Ky ekip e mbylli sezonin e fundit në vend të pestë në OTP Bank Liga, teksa ka në përbërje edhe mbrojtësin Herdi Prenga.

Skuadra jonë është përforcuar me një nga lojtarët më të dalluar të sezonit të fundit në kampionatin shqiptar të futbollit. Jasir Asani do të vazhdojë karrierën te Kisvarda dhe sot ka firmosur kontratën”, lexohet në postimin e klubit hungarez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kisvárda Fc (@kisvardafc)

I lumtur edhe sulmuesi i djathtë, i cili tha këto fjalë gjatë prezantimit. “Jam shumë i lumtur që do të vijoj karrierën te Kisvarda, e cilësoj një hap të madh përpara transferimin tim këtu. Kam lënë pas një sezon të mirë, por dua ta tejkaloj vetën dhe të bëj më mirë te Kisvarda.

Kam biseduar me bashkatdhetarët e mi që luajnë në Hungari. Jam i bindur që do ia dal të bëj mirë dhe të meritoj një ftesë nga kombëtarja shqiptare“, deklaroi Jasir Asani. Në elitën e futbollit hungarez luajnë edhe emra si Myrto Uzuni (kampion me Ferencvaros), Odise Roshi dhe Hysen Memolla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!