Asani spektakël në Champions/ “Ylli” i Kombëtares shkëlqen te Gwangju, anësori shënoi 3 gola dhe shërbeu asist

schedule16:16 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:16 - 17 Shtator, 2024

Ajo që bëri me kombëtaren dha të kuptonte shumë.

Tifozët “kuqezinj” e kuptuan se Jasir Asani është rikthyer, ndërsa realizoi kundër Ukrainës në Pragë në Ligën e Kombeve, duke na dhuruar fitoren e parë për edicionin e ri të këtij kompeticioni.

Mirëpo, ecuria pozitive e tij nuk ndalet vetëm te Kombëtare, pasi pojtari me talent të veçantë, por me ulje e ngritje në karrierë, bëri edhe më shumë në kthimin tek ekipi i tij i klubit në Korenë e Jugut, Gwnagju FC.

Ishte debutimi i tij në Championsin e Azisë, ashtu si edhe debutimi i skuadrës koreane, por mungesa e përvojës nuk prishi asnjë punë, kjo pasi Asani shënoi 3 gola dhe shërbeu një asist në sfidën që Gwangju fitoi me shifrat tepër të thella 7-3 ndaj japonezëve të Yokohama .

Nënkampionia në fuqi e AFC Champions League u shkatërrua në një paraqitje, ku heroi kryesor ishte pikërisht shqiptari, i cili shënoi golin e parë në minutën e dytë, të tretin dhe të fundit, ndërsa asistoi rrjetën e katërt.

Për këtë paraqitje, 29-vjeçari mori notën thuajse perfekte, 9.9, duke i lënë shumë prapa futbollistët e tjerë në fushë.

Ky është një kthim i madh për ekipin e Koresë së Jugut, ndërsa shkëlqimin e parë e pati në gusht, pasi përfunduan problemet që pati me trajnerin. Asani shënoi dy gola muajin e kaluar dhe u shpall lojtari më i mirë i Ligës koreano-jugore. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!