Padyshim që ky është një rikthim. Jasir Asani shkëlqeu muajin e kaluar tek skuadra e tij Kuangju në Korenë e Jugut, duke ndihmuar fort në kampionat dhe në Kupë.
Lojtari I kombëtares shqiptare shënoi dy gola e shërbeu dy asistë, dhe Kuangju kaloi edhe në gjysmëfinale të Kupës koreane, dhe ja ku erdhi shpërblimi.
Ylli kuqezi është përzgjedhur për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit qershor, së bashku me 3 futbollistë të tjerë. Duhet parë nëse Asani do t’ia dalë, ndërsa përzgjedhja apo votimi bëhet nga 10 deri në 13 korrik.
Futbollisti I lindur në Shkup ka pasur një sezon veçanërisht të shkëlqyer në Championsin e Azisë ku realizoi 9 gola e shërbeu 1 asistë në 10 ndeshje, duke qenë në vendin e dytë në renditjen e golshënuesve, barabar me Kristiano Ronaldon.
Po ashtu, ai ka 6 rrjeta dhe 2 asistë në 18 ndeshje në kampiionatin koreanojugor. Ndërkaq, vazhdon saga e një transferimi të tij të mundshëm në Japoni.
Mediat japoneze dhe koreane shkruajnë se Jokohama mund të jetë tërhequr, por për Asanin interesohet një tjetër skuadër që ndodhet në vendet e fundit të renditjes në ligë./abcnews.al

