Asani: Partizani ka ende shanse për titullin, besoj se do të zgjedh Shqipërinë

schedule16:38 - 30 Mars, 2020

schedule 16:38 - 30 Mars, 2020

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, i huazuar tek AIK në Suedi, ka folur për Fan Zone në Supersport. Nga Suedia, Asani tregoi se nuk ka asnjë bllokim nga Koronavirus dhe stërvitja e jeta e përditshme, vazhdojmë normalisht.

“Sapo kam ardhur nga stërvitja, këtu nga Koronavirusi të gjithë janë të lirë, nuk është bllokuar asgjë. Në shtetet e tjera, është bërë shumë problem, por këtu është shumë ndryshe nga shtetet tjera. Tani për tani, ekipet e futbollit nuk bëjnë stërvitje, por të mërkurën do të rifillojmë ne të AIK-ut stërvitjen. Na lajmëroi klubi sot.

Ka një ndryshim shumë të madh këtu në Suedi, kampionati është shumë i fortë. Ndeshjet e para e kisha pak të vështirë, por në ndeshjet e Kupës, pastaj më pranuan shumë mirë, të gjithë lojtarët. Kisha qëllim të shënoja edhe në miqësore, edhe në ndeshjen e Kupës dhe ia dola.

Unë flas me të gjithë lojtarët e Partizanit. Në Instagram nuk futem më (qesh). Flas me të gjithë çunat, pak më shumë flas me Alban Hoxhën. Kemi pasur një shoqëri shumë të ngushtë dhe flasim për gjendjen e Partizanit.

 

Jasir Asani dhe Alban Hoxha te Partizani

Partizani kishte shumë lojtarë që ishin titullarë me Gegën dhe largimi i disa prej tyre ka ndikuar. Lojtarët e rinj që erdhën, nuk mund të ambientoheshin menjëherë, pasi Partizani është një klub i madh. Mendoj se Partizani ka ende shanse për të dalë kampion. Besoj se do t’ia dalin.

Unë e kam thënë që i vogël, kam qenë te moshat e Maqedonisë. Pastaj ofertën e Shqipërisë e pranova me shumë qejf. Për momentin, po pres. Dua të rifillojë kampionati, të luaj për AIK, pastaj cila kombëtare të më thërrasë, do ta mendoj mirë. Besoj se do të zgjedhë Shqipërinë në rast se më thirrin, pasi kam luajtur 3 vite në Shqipëri dhe më kanë pritur shumë mirë”, përfundoi Asani./abcnews.al

 

Jasir Asani në Fan Zone