Nuk mund të mungonte shpërblimi i radhës. Jasir Asani është përzgjedhur në ekipin më të mirë të sezonit të ligës së Koresë së Jugut, I cili do të luajë në një turne të rëndësishëm gjatë verës.
Futbollisti I kombëtares shqiptare u bë pjesë e skuadrës së votuar nga tifozët, duke qenë njëri nga pesë sulmuesit, dhe njëri nga 22 lojtarët gjithsej.
Në seleksionin e kampionatit koreanojugor janë gjithsej 5 të huaj, e njëri prej tyre edhe Asani. Ky ekip i përzgjedhur do të marrë pjesë në Serinë e Lojrave Kupang 2025, dhe ndeshja e parë do të jetë në 30 korrik kundër skuadrës së Premier Ligës angleze, Njukasëll Junajtid.
Një vlerësim dhe krenari për yllin 30-vjeçar të kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon ka qenë me të vërtetë në nivel të lartë.
Ai shënoi 9 gola në 10 ndeshje në Championsin e Azisë, duke dhënë edhe një asist, e duke mbetur një gol prapa Këpucës së Artë, ndërsa ndihmoi ekipin e tij, Kuangju, që të kualifikohej për në çerekfinale në edicionin debutues. Asani ka 7 gola e dy asistë në ligën koreanojugore në 19 ndeshje deri tani./abcnews.al

