Asani “lufton” me yjet/ Champions i Azisë, futbollisti kuqezi mëson rivalin

schedule12:38 - 18 Mars, 2025

schedule 12:38 - 18 Mars, 2025

Nuk mund të kishte përballje më të pamundur. Jasir Asani vërtet është shënuesi më i mirë I Ligës së Kampionëve të Azisë dhe ëndërron ta fitojë trofeun, por hapi I parë që nga çerekfinalet qenka kaq I vështirë.

Përballë yllit kuqezi dhe skuadrës së tij, Kuangju, është vendosur nga shorti kampionia në fuqi e Arabisë Saudite, Al Hilal.

Po flasim për ekipin më të mirë të kontinentit, që mban rekordin me 4 Champions të fituara, që ka edhe rekordin me 8 trofe në total në kupat aziatike, dhe që është i paarritshëm në vendin e tij.

Al Hilal ma 70 tituj gjithsej, 19 kampionate saudite, 9 kupa të Mbretit dhe 5 superkupa, sa për të përmendur disa.

Fanelën e veshin lojtarë si Milinkoviç-Saviç, Kulibali, Kanselo, Mitroviç, Malkom, Al Dausari e të tjerë.

Gjithsesi, Asani është padyshim njëri nga yjet e këtij konkurrimi.

Jo më kot, lojtari ofensiv I kombëtares shqiptare mban vendin e parë në renditjen e Këpucës së Artë me 9 gola, duke lënë pas për momentin edhe legjendën Kristiano Ronaldo.

Ylli nga Shkupi e ka udhëhequr skuadrën koreanojugore që nga faza e grupeve e deri në të tetat e finaleve, kur siguroi kualifikimin ndaj japonezëve të Kobes me fitoren 3-0 dhe me dy gola.

Gjithsesi, do të jetë e vështirë, aq më shumë që Championsi tani do të luhet me sistem grumbullimi në Xhedah të Arabisë Saudite, dhe me një ndeshje të vetme.

Çerekfinalja Al Hilal-Kuangju mbahet në 25 prill, gjysmëfinalja e mundshme në 29 prill dhe finalja e madhe në 3 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!