Asambleja e Jashtëzakonshme: Na pajtojnë ndërkombëtarët, gjendet zgjidhja në KOKSH

schedule13:59 - 9 Shkurt, 2020

schedule 13:59 - 9 Shkurt, 2020

KOKSH gjen paqen, përkohësisht të paktën. Ditën e sotme u zhvillua Asambleja e Përgjithshme dhe debatet ishin të shumta. Kërkesat për shkarkimin e presidentit Viron Bezhani dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Stavri Bello, u hodhën poshtë.

LEXO EDHE: Mbledhja e KOKSH, Duka bën propozimin për të zgjidhur ngërçin

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kishte sjellë një rezolutë, që është parë me kujdes nga federatat Anëtarë të KOKSH dhe në fund është vendosur që të bëhet një ndryshim, që Statuti të ndryshojë pas Lojërave Olimpike.

Ai do ndryshohet një komision teknik i përbërë nga dy anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme, dy anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe një përfaqësues i Ministrisë së sporteve. Rezoluta u votua me 44 vota pro, ndërkohë që tre ishin kundër. Sa i takon zgjedhjeve, ato pritet të organizohen deri në fund të këtij viti, sigurish pas zhvillimit të Lojërave Olimpike. /abcnews.al

https://www.facebook.com/1967382593360638/videos/1121947171486631/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!