Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH, Dervishi jep pikëpamjet e tij për vendimet e marra

schedule17:57 - 12 Shkurt, 2020

schedule 17:57 - 12 Shkurt, 2020

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk do të mundë të mbajë zgjedhje dhe të ndryshojë statutin deri në fund të këtij viti. Këtë alarm ngre Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar i shahut, Erald Dervishi, në intervistën për ABC News.

Nga kjo Asamble dolën me optimizëm, por ka nga ata që dyshojnë fort. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk do të mund të mbajë dot zgjedhje dhe as të ndryshojë statutin në periudhën e premtuar, shtator-dhjetor të këtij viti, e i këtij mendimi është Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar i shahut, Erald Dervishi.

Në pozicionin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH-it, por edhe të juristit, Dervishi jep argumentet e tij Ai është kundër që drejtuesit të jenë në fuqi, ndërsa bëhen ndryshimet statutore. Si jurist ai gjykon se ka shumë gjëra për t’u përmirësuar në status, por më urgjente është njëra.

Dervishi thekson se kjo ishte asambleja e parë e KOKSH-it në dy vjet e gjysmë, në shkelje të statutit, ndërsa bën akuza edhe për qeverinë. Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar i shahut pati gjithashtu vërejtje që në Asamble nuk u dhanë argumentet e duhura për të mos mbajtur zgjedhje para Lojërave Olimpike. /abcnews.al