Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF në faqen e saj tregon vendimet që u morën në këtë mbledhje në kushte jo të zakonshme.
NJOFTIMI – Është zhvilluar mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Duka.
Në këtë mbledhje u miratua “Rregullorja e Licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020.
Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.
Punimet e Asamblesë do të zhvillohen online në platformën “Microsoft Teams” më datën 18 dhjetor. /abcnews.al