Mbetet ende mister fati i liderit Bashar Al- Assad për të cilin ka dyshime se është vrarë, por ndërkohë Trump bëri me dije se ai fshihet në Rusi.
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala theksoi se Bashar Al- Assad i duhet i gjallë popullit sirian për të mbajtur përgjegjësinë për krimet e kryera dhe se rusët kanë detyrimin që ta mbrojnë sepse e kanë përdorur.
“I duhet gjallë popullit sirian për të mbajtur përgjegjësi për krimet që ka kryer që nga 2011, për interesin publik. Detyrim për ta mbrojtur e ka Rusia sepse e ka përdorur, e mbajti në pushtet, e rivendosi dhe ka përdorur bazat e tij dy bazat kryesore. Ngjarjet lëvizën aq shpejt sa u zunë të papërgatitur, por s’do të thotë që shërbimet sekrete skanë pasur informacion. Bazat janë të rrethuara, madje rusët po negociojnë me Turqinë për të siguruar kanale kalimi. Tërë aktivitetin e kanë zhvilluar në një zonë kufi me Turqinë, mendoj që ka qenë nisma e Turqisë për t’i bërë presion. “
Eksperti i gjeopolitikës Kreshnik Osmani u shpreh se po ndodh një tërmet në lindjen e Mesme dhe se fotoja që qarkullon është e pavërtetë.
”Po ndodh tërmeti më i madh që i ka ndodhur lindjes së Mesme. Fotoja është e pavërtetë dhe është e lidhur me një foto që nuk vjen nga Moska, është bërë në kohën e tërmetit kur Asaad me të shoqen kanë qenë në spital ku ka shkuar të shohë të vrarët. E nxorën rusët dhe nuk ka mister sepse ai ka shkuar atje dhe e tha dhe Trump. Rusët kishin detyrime ndaj tij sepse i ka shërbyer masivisht.” / abcnews.al