As Trump nuk ia shpëton dot jetën, Irani ekzekuton kampionin e mundjes

schedule13:57 - 12 Shtator, 2020

schedule 13:57 - 12 Shtator, 2020

Thirrja e Donald Trump, presidentit të SHBA, dhe ajo e 85000 sportistëve të ndryshëm nga gjithë bota nuk kanë dhënë efekt. Irani ka ekzekutuar me vdekje Navid Afkari, kampionin e sportit të mundjes.

Ky i fundit u akuzua për therjen me thikë të një roje sigurie gjatë protestave anti-qeveritare të vitit 2018, duke i marrë jetën. Afkari u ekzekutua këtë mëngjes, pasi procedurat ligjore u kryen shpejt me këmbënguljen e prindërve dhe familjes së viktimës.

Afkari pretendoi se ishte torturuar dhe është detyruar të bëjë një rrëfim të rremë, duke pranuar një krim që nuk e kishte kryer. Avokati i tij theksoi gjatë mbrojtjes se nuk ka asnjë provë që konfirmon përfshirjen e kampionit në këtë ngjarje.

Trump i kërkoi shtetit të Iranit të mos ekzekutonte sportistin, teksa shteti islamik mohoi akuzat për tortura. Një bashkim global që përfaqëson 85,000 atletë bëri thirrje të martën për dëbimin e Iranit nga sporti botëror nëse ekzekuton Afkarin.

Thirrjet dhe “presionet” nuk dhanë efekt pozitiv dhe sportisti i lindur në vitin 1993 pësoi një fund të tmerrshëm mëngjesin e ditës së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!