“As te gishti i vogël nuk i afrohet Solomoni Ekubanit, boll me Malën në mbrojtje!”

schedule23:32 - 21 Tetor, 2019

schedule 23:32 - 21 Tetor, 2019

Përparim Daiu, ish-futbollisti i Partizanit, është një nga të ftuarit në emisionin Pressing në ABC News. Ai analizoi edhe ndeshjen e të kuqve me Vllazninë dhe thekson se të kuqtë nuk duhet ta aktivizojnë Malën në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Prisja të dominonte Partizani, por Vllaznia kishte raste më të mira. Në momentin që doli në mesfushë Mala, kur doli Kote, aty nisi zotërimi i topit. Rrezikshmëri nuk ka pasur. Gjuajtur tre herë në portë dhe shënoi tre goli. Për mua gabon me Malën, ai ka shumë vlera në mesin e fushës. E provon njëherë, por jo tre ndeshje. Mala jep 100% në mesfushë, ka stonuar në mbrojtje. Të luajë Idrizi”, thotë kavajasi.

Ndër të tjera ai prek edhe sulmuesin kryesor të të kuqve, Theophilus Solomin. Kishte momente që u tentua të krahasohej me Ekuban: “Solomon nuk i afrohet as te gishti i vogël Ekubanit. Në mesfushë ka plot alternativa”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!