Të martuar për 54 vjet, Giovannina dhe Michelarcangelo nuk u ndanë as për shkak të Covid-19. Virusi i detyroi të përfundonin në spital, nga ku dhe festuan 54-vjetorin e martesës së tyre.
Kjo ngjarje u shënua në spitalin e Ceppo di Pistoia ku Giovannina dhe Michelarcangelo janë shtruar në të njëjtën dhomë për gati një muaj. Fëmijët dhe infermierët iu organizuan një festë të vogël në dhomën e spitalit.
“Ishte një emocion i madh edhe për ne dhe jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje a ndajmë këtë përvojë me pacientët e moshuar”, u shprehën punonjësit e kujdesit shëndetësor. /abcnews.al