Numërimi i votave preferenciale është drejt fundit tashmë edhe në Tiranë duke nxjerrë në pah edhe mbështetjen reale që kanë kandidatët në elektorat.
Ndryshe nga Rama, Lulzim Basha zgjodhi një taktikë tjetër për bërjen e listave duke i vendosur krerët e partive aleate në zona të sigurta. Pjesa dërrmuese e tyre, si për shembull Shpëtim Idrizi apo Fatmir Mediu kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash.
Megjithatë, jot ë gjithë aleatët e Bashës kanë marrë mijëra vota në Tiranë. Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat ka marrë vetëm 311 vota deri më tani, kur janë numëruar 988 kuti votimi nga 1 243 që është totali.
Pak më siper se Roshi qendron Vangjel Dule, i cili deri më tani ka siguruar 645 vota personale, por pavarësisht kësaj, ndryshe nga i pari, kreu i PBDNJ-së është deputet pasi ndodhej në vendet e para të listës. /abcnews.al