Deputeti Artur Roshi thirri në interpelancë ministrin e Rendit, Sandër Lleshaj në lidhje me dëbimin e Harun Ccelik nga Shqipëria si edhe situatën me kriminalitetin në Shqipëri.
Ndër të tjera, Roshi tha se në formimin e tij si ushtarak, Lleshaj nuk ka në objektiv të drejtat e njeriut, sepse është një ushtarak.
Sa i përket situatës me krimin në vend, Roshi theksoi se kemi një rritje të ndjeshme ku njerëzit zhduken dhe merren peng.
“2019-ta nuk ishte ndonjë vit rekordesh pozitiv për këtë ministri dhe duket që 2020 nuk ka filluar mbarë. Situata e krimit është rënduar. Vlen të shtojmë disa pyetje që shqiptarët të kuptojnë kohët që jetojmë. Ndoshta për herë të parë vjen në krye të këtij institucioni një ministër me karrierë ushtarake. Ushtarakët kanë prirjen të jenë në anën e shtetit, janë të interesuar për të drejtat e shtetit dhe jo të individit. Klasa politike ka harruar që shteti përbëhet nga individë për ti shërbyer atyre. Shteti pa individin e humbet funksionin e tij”, tha Roshi gjatë fjalës së tij.
Lleshaj tha se situata e rendit në Shqipëri është në treguesit më të mirë. Sipas tij, vite më parë kemi patur 120-130 vrasje në vit, ndërsa tani numërohen rreth 50 të tilla.
/abcnews.al