Artur Roshi: Nëse s’je “rilindas” nuk ke asnjë të drejtë

schedule10:25 - 28 Janar, 2021

schedule 10:25 - 28 Janar, 2021

Në seancën e sotme plenare në Kuvend po diskutohet akti normativ për buxhetin e vitit 2020.

Deputeti Artur Roshi tha se ndryshimi i buxhetit i vitit 2020 sipas tij ka treguar se qeveria nuk mund t’i menaxhojë problemet.

Sipas tij ky akt normativ sjell kosto të shtuara për qytetarët shqiptarë, ndërsa shprehet  se nëse nuk je “rilindas” nuk ke asnjë të drejtë.

“Gjatë një viti qeveria ka bërë vetëm tendera ndërtimi. Po anashkalohet fakti që flitet për zona me ndjeshmëri të larta sizmike edhe pse janë kusht që duhet një siguri më e madhe për qytetarët. Ministri i Ndërtimit pranon se ka 870 familje në çadra, po këta a janë pjesë e këtij akti normativ”, tha Roshi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!