Artur Lorkowski: BE-ja të hapë tregun e energjisë së rinovueshme në Ballkan

schedule15:30 - 18 Nëntor, 2022

schedule 15:30 - 18 Nëntor, 2022

Nga Erisa Zyka

Ndërlidhja energjitike BE-Ballkan Perëndimor përmes Komunitetit të Energjisë, është jo vetëm baza e duhur për stabilitetin rregullator energjitik të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimit të tij në BE, por edhe një parakusht për daljen nga kriza aktuale energjitike”.

Ky është qëndrimi i shprehur nga drejtori i sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski në konferencën mbi ndërlidhjen e BE-së me Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Parlamentin Europian.

“Ne besojmë, se përmes anëtarësimit në Komunitetin e Energjisë, vendet e Ballkanit Perëndimor po përgatiten për perspektivën e integrimin europian në fushën e energjisë. Ne po ndihmojmë vendet e rajonit për zbatimin e reformave në përputhje me legjiclasionin e BE-së, për të rritur besueshmërinë te investitorët dhe për të siguruar klimën më të mirë rregullatore energjitike, në mënyrë që projektet e energjisë të bëhen operacionale. Ne mendojmë, që stabiliteti rregullator është vërtet një vlerë e shtuar që BE-ja mund t’u ofrojë vendeve të Ballkanit”, tha  Artur Lorkowski.

BE-ja është e vetëdijshme, që vendet e rajonit janë të interesuara që të kenë akses në platformën energjitike të BE-së. Në këtë kuadër, në dhjetor të këtij viti në gjirin e ministerialit të Komunitetit të Energjisë parashikohet aprovimi i paketës së re të kuadrit rregullator për energjinë, me nivelin e energjisë së rinovueshme në 31%, si dhe reduktimin e dioksidit të karbonit me 60% edhe për vendet e Ballkanit.

 “ I bëj thirrje autoriteteve europiane bashkë-legjislative që të hapin tregun për garancinë e origjinës së energjinë së rinovueshme që gjenerohet nga kontraktorët në Komunitetin e Energjisë, përfshirê ato në vendet e Ballkanit, për të ndihmuar zhvendosjen e energjisë së rinovueshme në rajon. Në mënyrë që të përdoren infrastruktura e re energjitike dhe të sigurohet tranzicioni i energjisë, është e rëndësishme të kemi rregulla të përbashkëta. Kjo është arsyeja pse ne duam që në dhjetor të aprovojmë  një paketë të re legjislative  në gjirin e ministerialit të Kë shillit të Komunitetit të Energjisë lidhur me energjinë e pastër, përshirë kodet e rrjeteve dhe udhëzimet, për të siguruar çiftëzimin e tregjeve të BE-së dhe kontraktorëve të Komunitetit të Energjisë në bazë të reciprocitetit”, tha  Artur Lorkowski.

Konferenca “Ndërlidhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor” u organizuar nga partia popullore europiane./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!