Në intervistë me Mustafa Nanon në “Provokacija” gazetari Artur Çani ka folur edhe për dyshimet që ka rreth shifrave të publikuara në vendin tonë.
Sipas Çanit, në Shqipëri ekzistojnë dyshime rreth shifrave të vërteta pasi, sipas tij, mungon transparenca. Lidhur me mungesën e transparencës, gazetari tregon gjithashtu se është dyshues pasi merr mesazhe të ndryshme që thonë të kundërtën.
Çani shprehet:
“Ka edhe njerëz që vdesin në shtëpi. Mua më thanë një rast, sapo ma thanë nga Durrësi që sapo kishte vdekur një person. Po nuk du të hy tek kjo gjë sepse do duket ke ai sensi negativ. Nuk dua ta shoh të zezë. Por ama unë bëj pjesë tek njerëzit që dyshojnë. Jam dyshues në tip. Ndërsa unë të kërkoj që me ty të ballafaqoj një gjë, dhe ti nuk vjen në ballafaqim dmth që dyshimi im shtohet.”
Pse e bën këtë qeveria dhe Rama këtë gjë?
Çani:
“Përballimi me një situatë më të egër, unë nuk e uroj dhe nuk e mendoj një skenar të tillë. Do më vinte shumë keq sikur të ishte i vërtetueshëm. Një situatë më e rëndë se kjo ne do na vinte në kolaps. Domethënë, jo ne por sistemin shëndetësor.”
Ndërsa, sa i përket masave të marrë nga qeveria që në fillim të epidemisë Artur Çani u shpreh se “duke parë shumë mirë eksperiencën italiane urdhëroi që të bëhet kjo që po bëhet.”
“Unë mendoj që atë Rama e bëri mirë. Dhe them se e bëri Rama pasi unë nuk besoj që Rama dëgjon specialistët,” tha ai më tej.
Ndërsa sa i përket bërjes së testeve në spitale shtetërore apo private, Çani thotë se Rama e ka bërë testimin në një klinikë private.
Mustafa Nano:
Ti thua që e ka bërë në klinikë private, për këtë je i sigurt?
Çani:
“Si e mora vesh? Pas emisionit tënd më vjen një mesazh në telefon. Në këto rrjetet sociale dhe më thotë, po mirë mo ç’është ky që nuk e pranon. Pastaj u përpoqa që të marr vesh nga njerëz që janë afër kryeministrit. Dhe mora vesh që po, është e vërtetë…nga njerëz që punonjë në kryeministri dhe më thanë ‘po kanë ardhur në zyrë ditën e hënë në mëngjes, paradite..”
Gazetari thotë gjithashtu se edhe presidenti Meta i ka thënë që e ka bërë testin. Sipas tij, Meta i ka thënë që “erdhi Silva Bino dhe ma ka bërë.”
Artur Çani shprehet gjithashtu se nuk është dakord që emrat e të sëmurëve apo viktimave të koronavirusit të jepen me iniciale. Pasi, sipas tij, të sëmuresh nuk është turp. /abcnews.al/