Artriti reumatoid, mjekja tregon moshat që preken më shumë: Dhimbjet e kyçeve janë të shpërndara

schedule10:23 - 30 Qershor, 2022

schedule 10:23 - 30 Qershor, 2022

Artriti reumatoid është një sëmundje afatgjatë dhe prek shumë pjesë të trupit. Sistemi imunitar i trupit, i cili normalisht e mbron atë, fillon të prodhojë, substanca që ndikojnë në organizëm. Në artritin reumatoid, investimi i kyçeve fryhet dhe ai pushton në indet fqinje. Trupi ynë prodhon substanca kimike që ndikojnë dhe shkatërrojnë sipërfaqen e kockave.

Për këtë ka folur sot në “ABC e Mëngjesit”, mjekja reamatologe, Learta Karariqi Pepa, e cila ka shpjeguar se te pacientët kanë një tendencë vënie vetëdiagnoze.

Sipas saj, artriti rheumatoid shfaqet kryesisht te të rinjtë, që në moshë të vogël dhe në adoleshentë.

Mjekja ka theksuar se në raste të rralla mund të shpërthejë edhe te moshat 50-60 vjeç.

Të gjithë pacientët e njohin pak a shumë artritin dhe kur nuk e kanë thonë që janë të sëmurë me artrit. Ka një tendencë vënie vetëdiagnoze. Është një ndër sëmundjet madhore remautizmale, e cila në fakt është sëmundje autoimune, si e tillë nuk ka një shkak preçiz, i cili mund të luftohet për ta parandaluar. Kur vjen do merresh me diagnozën e tij dhe trajtimin, nuk ka mundësi parandalimi. Është komponenti genetik që mund të ndikojë, po nuk është ai deçizivi. Është sëmundje sistemike, ka një shpërndarje në të gjithë organizmin, por pjesa kryesore që preket janë kyçet. Kryefjala që e bën mjekun të vijë te mjeku është dhimbja, dhimbjet e kyçeve që janë të shpërndara. Në shumicën e rasteve kanë karakter simetrik.

Në fakt mund të filloj që në moshë të vogël, që në adoleshencë. Megjithatë, ka pasur raste edhe që në fëmijë fare të vegjël. Pjesa e adulteve fillojnë zakonisht 25-30 vjeç. Është ç’rregullim autoimun. Në shumicën e rasteve është te adultët e rinj, raste të rralla që mund të shpërthejë edhe 50-60 vjeç”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!