Mira Kuçuku, qeramistja e njohur, rrëfeu në “Pas Mesnatë”, pasionin e saj për qeramikën. Kuçuku tha se është duke punuar për një ekspozitë që do të bëjë bashkë femrat e trevave shqipfolëse.
“Dëshira ma dha që duhej bërë një ekspozitë me gratë artiste. Se gjithandej dominojnë gjinia mashkullore, pork a piktore të mrekullueshme dhe thash të bëjmë një herë një ekspozitë në vecanti. Unë nuk kam eksperiencë, nuk i njoh të gjitha artistet ndaj mora mendimin e Zanës, një artiste shumë e mirë e cila ka punuar dhe me piktorë të Kosovës e Maqedonisë dhe u tregua tepër e gatshme për të më ndihmuar. Titullin ‘Ëndrra’ e ka vënë Zana,’ Ëndërr në art’.” -tha ajo, ndërsa rrëfen vështirësitë mes punës dhe familjes edhe pse thotë se punën e ka parë gjithmonë si një kënaqësi dhe jo si një përfitim.
“Cfarë është e bukur e gjen vendin shumë kollaj. Në 1995 kisha një ftesë në një ekspozitë të qeramikës së vogël në Zagreb, më ndihmoi ambasadori kroat këtu. Atje në Zagreb kryetarit të grupit i kishte bërë shumë përshtypje se si një ambasador sjell një punë. Aje ishte një inxhiniere, që e njihte mirë rakunë, quhet ‘tymi pikturon’, por duhet ta menaxhosh mirë. Nuk është e vështirë, vetëm duhet ta kuptosh, cfarë kthehet në tym dhe cfarë është ajo që ti do të pikturosh. Është japoneze si metodë, por sot është bërë si mani. Unë me terakotën merrem, është e bukur rakuja më merr shumë kohë, terakota ka një vlerë të jashtëzakonshme. Aty në Zagreb, jam dashuruar, merrja dhe pikturoja shumë pjata.” -rrëfen Kuçuku.
“Kam punuar gjithë kohës, në shtëpi në depon e druve kam punuar dhe i realizoja në qeramikë në punë. Në 1993, pas tre vitesh gjyqe, kam hyrë më së fundi në studio dhe kam investuar që e ngrita e rregullova. Pasioni nuk më linte ta lija përgjysmë. Qeramika është një luks, nuk mund të punosh nëse nuk ke një studio minimale, të kesh bazën materiale, furrën etj.’ tregon ajo.

