Artisti shqiptar që frymëzohet nga pandemia, Jon Tarifa tregon vështirësitë e një këngëtari të “izoluar”

schedule08:42 - 3 Prill, 2020

schedule 08:42 - 3 Prill, 2020

Këngëtari Jon Tarifa artisti shqiptar që jeton dhe punon në Holandë, duket se periudhën e pandemisë e ka marrë si një moment që ai mund të mendojë dhe të reflektojë për të sjellë në vëmendje projekte të reja.

Në një lidhje direkte për “Abc e Mëngjesit”, me Enkel Demin është shprehur se “Hear Me Out”, është një nga projektet e tij më të fundit i frymëzuar nga gjendja në të cilën ndodhet e gjithë bota për shkak të panikut nga përhapja e Covid 19-ës

“Kënga është frymëzuar në një ditë kur unë po ecja nga supermarketi për në shtëpi ku rrugët e Hagës ishin bosh si asnjëherë tjetër. Nga xhirimi i këngës deri të publikimi çdo gjë ka qenë në distancë. Në Holandë vijojnë njerëzit të dalin nuk është komplet e izoluar siç jeni ju në Tiranë, por patjetër nuk lejohet daljet në grup. Por sërish njerëzit bëjnë kujdes”, tha këngëtari.

Ndër të tjera ai është shprehur se artistët janë një ndër kategoritë që e kanë më të vështirë periudhën e izolimit pasi janë mësuar duke dalë dhe një situatë e tillë u ka ndryshuar rutinën e tyre.

“Artistët mund të kenë më të vështirë që të rrinë të izoluar pasi janë mësuar me koncerte me jetë aktive. Po flisja me kushuriren time Eneda Tarifa dhe po e diskutonim këtë çështje se si është e mundur që nga një jetë aktive tashmë jemi të izoluar”, tha ndër të tjera artisti.

Ka disa komente në lidhje me këtë periudhe disa e kanë marrë si ndërshkim nga mënyra se si ne jemi sjellë. Pra çfarë mësimi pret ti që të nxjerrim pas këtyre ditëve?

Siç e them dhe në këngë është se zëri po dëgjohet pas dëmit që kemi bërë prej shumë vitesh. Mendoj se ka ardhur koha që ne duhet të ndryshojmë një pjesë të madhe të gjërave. Gjate qëndrimit në shtëpi unë po e njoh më mirë dhe gruan time, ne të gjithë këtë periudhe duhet ta shfytëzojmë si një moment për të njohur më shumë njëri tjetrin. Unë mendoj se me aq sa shikoj dhe dëgjoj kjo gjë mund të zgjasë deri në fund të vitit. Nga 6 prilli tashmë e kanë shtyrë akoma deri më 28 prill.

Ti vete ke dëshpërim, ankth?

Jo nuk kam shumë vetëm faktin që u anuluan planet më bën të mendoj ndryshe, unë do ndjek botën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!