Michael Zajkov është një artist nga Rusia, i cili është bërë i njohur falë talentit të jashtëzakonshëm. Ai krijon kukulla që duken sikur fillojnë të marrin “frymë”. Artisti tregon se gjithçka fillon me një top me letër kallaji, në majë të së cilës shton shtresa të shumta balte, duke krijuar struktura realiste. Zajkov pikturon fytyrën e kukullave, duke shtuar të gjitha detajet derisa rezultati përfundimtar të jetë ai që i ngjan shumë fytyrës njerëzore.














