Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen artistit Niko Dhales, që është nisur nga Parisi drejt Tiranës për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit në Bulvardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se dhjetëra shqiponja po i bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më 2 mars në Tiranë.
“Mirësevjen artisti ynë i dashur që u largove 30 vite më parë drejt Francës, z.Niko Dhales. Dhjetëra shqiponja po bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më 2 mars në Tiranë. Mirënjohje dhe nderim atdhedashurisë tuaj”, shkruan në facebook kreu i shtetit.
Ndërkohë artisti Dhales nisjen e tij e lajmëroi përmes një postimi në Facebook.
“UNE PO NISEM NGA PARISI PER NE TIRANE duke ju bashkuar thirrjes se Presidentit te Republikes z. Ilir Meta ne mbrojtje te Kushtetutes, librit te shenjte te demokracisë”./abcnews.al