Disa mund ta quajnë asgjë, por artisti italian Salvatore Garau e përshkruan si një “skulpturë jomateriale”. Dhe kjo vepër u shit në ankand për 15,000 euro (18 mijë dollarë).
Me titull Io Sono, ose “Unë jam”, vepra arti mund të përshkruhet si e padukshme ose thjesht si asgjë. Nuk ekziston në asnjë formë materiale.
Megjithëse Garau, nuk e përshkroi atë si të tillë dhe shpjegoi konceptin që qëndron pas kësaj.
“Vakumi nuk është asgjë më shumë se një hapësirë e mbushur me energji, dhe edhe nëse e zbrazim dhe nuk ka mbetur asgjë, sipas parimit të pasigurisë Heisenberg, që asgjë nuk ka peshë. Prandaj, ajo ka energji që kondensohet dhe shndërrohet në grimca, domethënë në ne,” tha ai. g.v/abcnews.al