“Artisti” i grimit/ Tomas Beqiri: Kam dhënë gjithçka nga vetja për këtë profesion

schedule20:06 - 18 Mars, 2023

schedule 20:06 - 18 Mars, 2023

Sapo ka mbushur të 19-at, por pasionin pas të bukurës dhe rrugën drejt suksesit e ka nisur me herët.

Tomas Beqiri ka një talent të veçante kur bëhet fjaë për make up me anë të të cilit krijon modele e jep gjithçka nga vetja.

Punon me të ëmën, por ne një qytet të tillë si Kukësi, profesione të tilla sigurisht që kanë shije jo të mirë kur ushtrohen nga meshkujt.

Tomas ka marrë pjesë në mjaft aktivitete e konkurse të zhvilluara në këtë fushe, ku dhe është vlerësuar.

Ai është student i artit dhe dizajnit, por nuk mendon të ndahet nga ky profesion.

Tashmë ka projekte ku ka piketuar dhe një të ardhme jo të largët. Nuk do të largohet nga Shqipëria ndërsa Tiranën e sheh si stacionin e radhës për të ngritur e zgjeruar biznesin e tij.

Prej kohësh merret me klipet e këngëtarëve e artistëve të ndryshëm si në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!