Artisti francez Ben, i njohur për sloganet e tij ironike, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, duke i dhënë fund jetës vetëm disa orë pas vdekjes së gruas së tij, me të cilën ishte martuar që prej 60 vitesh.
Gruaja e tij, Ani, pësoi një goditje të hënën në mbrëmje dhe vdiq të mërkurën, thanë në një deklaratë dy fëmijët e çiftit, Eva dhe Francois. Pa dëshirën për të jetuar, Ben kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Nice, Franca jugore.
Artisti, emri i të cilit ishte Ben Vautier, lindi në 1935 në Napoli.
Në moshën 14-vjeçare ai u transferua në Nice dhe kaloi pjesën tjetër të jetës së tij atje. Ai ishte i lidhur me lëvizjen Fluxus të viteve 1960, siç raportohet nga AFP, e cila kërkonte të shkundte ujërat në art me një stil ironi provokuese.
Beni firmoste gjithçka si krijim i tij, nga trupat e kalimtarëve në Nice e deri te veprat e artistëve të tjerë. Por ai këmbënguli se pas batutave kishte gjithmonë një mesazh serioz.
Ai u bë më i njohur për sloganet e tij humoristike, siç është ajo në foto që thotë “Zvicra nuk ekziston”.Zakonisht ato pikturoheshin në të bardhë me grafika fëmijërore.