Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Ndihem më shumë shqiptare”, artistja gjermano-iraniane: Publiku i mirëpret këngët e mia në shqip

schedule09:20 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 09:20 - 10 Dhjetor, 2024

Sheyda Payman është një artiste gjermano-iraniane, por që ka një dashuri të madhe për Shqipërinë. E ardhur në vendin tonë që kur ishte disa javëshe, ajo e ndjen veten më shumë shqiptare.

Në një rikthim nga SHBA, ku jeton prej disa vitesh, Doa tregoi se prindërit e saj kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1991. Ata u larguan në Gjermani për t’u rikthyer më pas kur ajo ishte 6 javëshe.

E ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Payman tregoi se të birit një vjeç e gjysmë i flet shqip.



Ndër të tjera, ajo tregoi se ka studiuar për matematikë dhe dëshiron që të punojë në fushën e Inteligjencës Artificiale.

“Sapo kam mbaruar doktoraturën në Maj. Ideja ka qenë që të punoj më matematikë. Dua të punoj në fushën e inteligjencës artificiale. Kam ardhur këtu për Këngën Magjike. Kam një band jazz në Amerikë.”, u shpreh artistja.

Sipas saj, publiku në SHBA i mirëpret këngët e saj shqipe.

“Pranvera filloi me ardh” me pianist izraelit. Kur këndoj këngë shqiptare në koncertet e mia, publiku i mer shumë mirë“, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!