Artikulli i Kicker për Ronaldon, Mavraj “replikon” nga rrjetet sociale

schedule09:58 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:58 - 15 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo ndodhet në Torino, i izoluar në vilën e tij dhe shpreson që ta kalojë sa më shpejt koronavirusin. Në takimet kundër Crotone në kampionat dhe ndaj Dynamo Kiev në Champions League ai nuk mund të aktivizohet.

Portugezi është i detyruar të qëndrojë në karantinë për 10 ditë dhe me interes pritet përgjigja e tamponit të radhës, që do të zbulonte nëse sulmuesi mund të jetë në fushë kundër Barcelonës më 28 tetor.

DEBATET PËR INFEKTIMIN – Trajneri i Portugalisë, Fernando Santo, u shpreh para pak ditësh se të gjithë futbollistët e kombëtares kanë qenë të mbyllur dhe nuk kanë pasur kontakt me askënd. Kështu dyshimet më të mëdha janë që ai të jetë infektuar në Torino me Juventusin.

Dy pjesëtarë të klubit kishin dalë pozitivë me COVID-19 dhe bardhezinjtë u izoluan. Ronaldo u largua nga hoteli para kohe, duke e thyer protokollin, dhe u bashkua me kombëtaren e tij. Më pas ai u bë lojtari i parë i Juventusit që doli pozitiv pas tamponit, ndërsa një ditë më parë të njëjtin fat e pati edhe Weston McKennie.

“Kicker” në Gjermani citon gazetën “La Repubblica” që shkruante se “Mbreti i futbollit nuk përfilli protokollin dhe izolimin”. Gazeta gjermane vë në dukje kritikat ndaj CR7 dhe një koment për artikullin gazetës gjermane e ka bërë edhe Mërgim Mavraj: “Në Gjermani ky djalë do të etiketohej si joprofesionist”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!