Arti i parfumeve me esenca orientale/ Muzikologu Qinami: Jam rritur me aromat e luleve në bahçen e shtëpisë. Ëndrra ime është…

schedule10:15 - 23 Shkurt, 2024

schedule 10:15 - 23 Shkurt, 2024

Muzikologu Enris Qinami, i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për profesionin dhe pasionin e tij për parfumet.

Ai u shpreh se që fëmijë është rritur me aromat e luleve në bahçen e shtëpisë së tij në “Ali Dem” në kryeqytet. Më tej ai rrëfeu ëndrrën e tij, ku tha se dëshiron që të krijojë parfumet e dikurshëm, ku sipas tij është e mundur.

Që fëmijë jam rritur me aromat e luleve në bahçen e shtëpisë sime. Parfumi rrëfen, kush flet? Fleta natyra, lulet. Unë jam marrë me muzikë 40 vite dhe notat e muzikës janë nota të aromave.

Prej 22 vitesh në Francë ka kontakt me persona nga vende e kultura parfumerie të ndryshme. Që në fëmijërinë time kam pasur fatin të rritem me një bahçe në ‘Ali Dem’. Çdo vit bëhej një konkurs i vogël ku kopshti i shtëpisë sime fitonte çmimin.

Kur shkova në Francë u mora me një parfumeri, francezët siç janë ta rafinuar ashtu kanë edhe aromat që përdorin. Amerikanët i kanë më të fortë dhe japonezët më diskret.

Kam një ëndërr të krijoj parfumet e dikurshëm”, u shpreh Qinami. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!