Arthur për CR7: Një lojtar dhe person i madh, shikonte pjatat tona dhe bënte shaka për atë që po hanim

schedule23:28 - 4 Korrik, 2023

schedule 23:28 - 4 Korrik, 2023

Mesfushori i Juventusit, Arthur ka folur për profesionalizmin e Cristiano Ronaldos.

“Si lojtar dhe si person, ai është i mrekullueshëm. Më kujtohet kur po mblidheshim në mensën e Juventusit, ai gjithmonë shikonte pjatat tona dhe bënte shaka për atë që hanim.

Ai është shumë profesionist. Nuk kam parë kurrë më parë një person me një mentalitet të tillë”, tha Artur . /G.D abcnews.al/