Arthur Melo dhe Denis Zakaria mund të kthehen shpejt

schedule19:53 - 9 Tetor, 2022

schedule 19:53 - 9 Tetor, 2022

Jo gjithçka po shkon siç është planifikuar për Arthur Melodhe Denis Zakaria. Largimi i tyre në formë huazimi nga Juventusi deri në qershor të vitit 2023 tek Liverpool dhe Chelsea nuk ka kthimin e pritur për momentin. Dy mesfushorët i janë bashkuar klubeve të pasura me ambicie, pa qenë një sukses i vërtetë për momentin.

Braziliani ka vetëm 13 minuta në Champions League në këmbët e tij dhe zero ndeshje në Premier League me Reds.

Zvicerani nga ana e tij, ende nuk ka luajtur asnjë minutë me blutë. Ky i fundit ishte një zgjedhje e Thomas Tuchel, i shkarkuar menjëherë pas përfundimit të merkatos duket se nuk ka besimin e Graham Potter, trajnerit të ri të Chelsea. Për momentin, dy klubet angleze nuk kanë ndërmend të ushtrojnë opsionet e tyre përkatëse të blerjes për këta lojtarë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!