Aventura e Arthur Melo te Barcelona, zgjati vetëm dy sezone. Mesfushori brazilian u përfshi në shkëmbimin me Miralem Pjanic dhe sezonin e ardhshëm do të luajë me Juventusin në Serie A.
Luiz Felipe Scolari e sheh si pozitive këtë lëvizje. Në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport, trajneri që fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, beson shumë se 23-vjeçari do i surprizojë të gjithë.
“Arthur bëri mirë që zgjodhi kalimin në Itali, ai do t’i mahnitë të gjithë. Jam i lumtur për të. Ishte e drejtë të niste një sfidë të re, mos të harrojmë që do të punojë me një trajner si Sarri. Maurizio do ia dalë ta përmirësojë shumë si lojtar“, deklaron Scolari. /abcnews.al