Mikel Arteta u bëri thirrje lojtarëve të tij të Arsenalit që të shijojnë momentin pasi arritën shtatë fitore radhazi duke rikthyer epërsinë e tyre prej tetë pikësh në krye të Premier Ligës.
“Thjesht shijoni momentin në të cilin jemi. Kemi nëntë ndeshje deri në fund”, tha trajneri spanjoll.
“Kur po këndonim këngën të gjithë së bashku, u rrëqetha. Futbolli ka të bëjë me pasionin, me emocionet dhe atë që ne mund të transmetojmë. Tifozët transmetojë energji, besim, dashuri te lojtarët dhe mbështetje të pakushtëzuar.
Reagimi i publikut kur pësuam një gol ishte një shembull tjetër. Ata brohoritën skuadrën. Kjo është e rrallë për t’u parë dhe një përgjigje e jashtëzakonshme, kështu që qëndroni me ne. Ne jemi shumë të emocionuar, ne duam t’ia dalim. Le të përqendrohemi te ndeshja e radhës, sepse do të japim gjithçka në të”.
Ëndrra e titullit mund të bëhet realitet shumë shpejt, por Arteta ishte i bindur se ishte vetëm një tjetër fitore kur u pyet nëse Arsenali kishte 9 ‘finale’ deri në fund: “Finalet luhen në maj. Nuk kemi asnjë finale deri atëherë”./ h.ll/abcnews.al